Mungesa e vitaminës D - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

03/06/2021 10:32

Mungesa e vitaminës D

Shneta

Gazeta Express

03/06/2021 10:32

Vitamina e “rrezeve të diellit” tani është një temë aktuale në mbarë botën si një problem shëndetësor publik global i cili prek diku 1 bilion njerëz në mbarë botën.

Quhet kështu, sepse, burimi i kryesor i kësaj vitamine në organizëm është ndikimi i rrezeve të diellit direkt në lëkurën tonë, e cila me procese të njëpasnjëshme sintetizon këtë vitaminë joaktive e cila aktivizohet nga mëlçia dhe pastaj nga veshkat.

Në formën e saj aktive Vitamina D vepron në shumë organe dhe sisteme organesh duke mundësuar procese shumë të rëndësishme për organizmin tonë.

Pasoja kryesore e kësaj deficience është rahitisi tek të vegjlit dhe osteomalacia tek të rriturit (apo e njohur ndryshe zbutja e kockave).

Por ekziston një numër i madh i çrregullimeve tjera si rezultat i kësaj mungese siç janë: sëmundjet e skeletit, muskujve, sëmundjet metabolike, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimmune, sëmundjet konjitive (në sferën e njohjes, mendimit dhe kujtesës) kanceri dhe ose mortaliteti.

Simptomat e mungesës së Vitaminës D

Simptomat kryesore janë dhimbja e kockave dhe dobësia muskulore. Megjithatë, mungesa e lehtë e saj jo domosdoshmerisht shoqërohet me simptoma.

Sëmundjet skeletike – marrja e kalciumit duhet të shoqërohet me marrjen e Vitaminës D.

Kjo është e nevojshme sepse Vitamina D nxit absorbimin e kalciumit në lukth dhe mban nivelin normal të kalciumit në gjakut bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt hipokalcemisë e cila mund të manifestohet edhe me konvulsione.

Pamjaftueshmëria e Vitaminës D mund të çojë drejt hiperparatiroidizmit sekondarë i cili çon drejt rritjes së humbjes kockore, osteopenisë, osteoporozës, osteomalacisë dhe rritjes së rrezikut të frakturave. Dhënia e Vitaminës D së bashku me kalcium zvogëlon rrezikun e frakturave për deri 10-15%.

Gjithashtu një avantazh tjetër i zëvendësimit të deficiencës së vitaminës D është parë në uljen e dhimbjes së gjunjëve dhe kërdhokullave.

Çdo vit një në tre njerëz mbi moshën 65 vjeç përjeton një rrëzim i cili rezulton me 5.6% të jetë frakturë nga Vitamina D zëvendësimi i së cilës mund të luaj rol në parandalim. Në SHBA dhe Evropë 40% e popullatës mbi moshën 50 vjeç ka deficiencë të vitaminës D.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten 

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en