Mungesa e të bërit politikë - Gazeta Express
string(27) "mungesa-e-te-berit-politike"

Mungesa e të bërit politikë

Gazeta Express

29/06/2020 12:58

Dallimet ideologjike të së majtës dhe së djathtës, më shumë përbëjnë grackë gjuhësore, se sa dallime përmbajtesore në jetën tonë.

Fisnik Dragusha

Lexo Edhe:

Aleksander Vuçiç në vizitën në Kinë, paraqiti një qëndrim anti perëndimor, si mjet për të ngjallur popullizëm. Një arsye më shumë për këtë, ishte edhe dëshira e opinionit në Serbi ishte të degjoj diçka të tillë. Pas kësaj, Serbia përfitoi ndihma të ndryshme ekonomike, pavarësisht që kishte përfituar edhe nga BE. Kina i jepte Serbisë ndihma ekonomike edhe si eksport i modelit të saj ekonomik edhe si shkollë e luftimit te recesionit.
Qëndrimi i Vuçiç në Kinë, jo domosdoshmërisht prodhon konflikt me BE-në, apo detyrimisht nxitë politika radikale, e poashtu as dobësim të rolit të BE-së në Serbi. E gjithë kjo i shërben si mekanzizem, si kartë taktike politike.
Vizita tjetër në vazhdën e taktikës politike, padyshim ishte Rusia dhe takimi me Presidentin Putin. Vuçiç deklaron se: Rusia e respekton Serbinë, unë i jam shumë mirënjohës Presidentit Putin, ai i kushton vëmendje të madhe vendit tonë. Biseda jonë ishte e perzemërt dhe jam shumë i kënaqur me përmbajtjen e saj.
Perveç marrëdhenive politike, nga Presidenti Putin, mora edhe këshilla shumë të mira. Ndihmat në këtë kohë pandemie nuk kanë munguar. Diskutohet edhe për projektin e madh të hekurudhave. Po ashtu paralajmërohet edhe vizita e Presidentit Putin në Tetor në Serbi, e cila do të jetë madhështore.
Rast tjetër i politikës konservatore është edhe Viktor Orban –  i cili me qëndrimet konservatore  shpesh bie ndesh me parimet e përgjithshme të BE-së. Rasti i fundit e shumë skandaloz ishte beteja e tij, ku pësoi humbje në Gjykatën e Lartë të BE-së. Vendimi është kulmi i një beteje ligjore që filloi në vitin 2017, ku Parlamenti Hungarez miratoi rregulla të reja për organizatat që pranojnë fonde rreth 20 mijë euro nga donacionet e huaja, për tu regjistruar si subjekte të financuara nga të huajt. E gjithë kjo ishte një etiketë. Ato të cilat nuk e respektonin kete rregull, rrezikonin të mbylleshin.
Ligji ishte diskriminues dhe impononte kufizime të pa justifikuara në kundërshtim të plotë me rregullat e BE-së, për lëvizjen e lirë të kapitalit, mbrojtjen e të dhënave private dhe personale dhe lirinë e shoqërimit. E për më tepër, Viktor Orban merr mbeshtetje dhe nderon filozofin konservator Roger Scurton. Në fjalimin e tij për filozofin Scruton, duke e nderuar atë, Orban e justifikon qeverisjen e tij në premisa ideologjike. Ne ju shpërblejmë në emër të kombit hungarez. Orban vazhdon: konservatorizmi është mendim politik, për të cilin pajtohet profesori Scruton, në thelb është një teori që na mëson se bota nuk mund të shpjegohet vetëm me teori, dhe na sugjeron se praktika është më e rëndësishme se idete abstrakte.

Vetprezantimi i Viktor Orban, si një lider i fortë e i gatshem të shtetëzoje kompanitë  dhe ta përdorë shtetin për të mbrojtur njerëz të zakonshëm, nga shumëkombëshit  ka rezultuar jashtezakonisht efektiv. Para pozicionimit në ideologjinë e shtetit jo liberal, ai shotj edhe  konceptin e demokracisë plebeje. Kjo ishte një propagandë, mirëpo përputhej me mënyrën se si u kalua në demokracinë liberale nga ndryshimi i madh ekonomiko-politik i vitit 1989.

Chavez es Pueblo! – Chavez është populli!

Chavez jemi miliona dhe ti je Chavez!

Chavez e kishte mjaft për zemer parullen “Me Chavezin udhëheqë populli. Kjo në njëfarë mënyre e largonte edhe nga përgjegjësia politke, duke bërë gabime, duke ja faturuar popullit. Lideri majtist- populist i Venezules i cili shtetëzoje kompanitë kryesore të naftës. 

Fokusi i tij ishin reformat sociale. Implementimin e “keshillave komunal “ ku do të ofrohej ushqim, kujdes shendetesor, shkollim falas. E gjithë kjo ishte nën ëmbrellën e misionit boliviar- si nderim për heroin e Amerikes Latine. 

Poashtu, Recep Taip Erdogan, fitoi zgjedhjet ne vitin 2003, duke akuzuar kastën apo establishmentin politik për keqqeverisje dhe korrupsion. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim është në qeverisje. Bagazhi i tij është islamist, pavarësisht që thote se është demokrat konservator. Neootomanizem në mendësi e në politiken e jashtme. I përfshirë në kofliktin e Sirise, ka bllokuar mediat sociale Twitter, YouTube, Wikipedia. Në politiken e brendshme është ballafaquar me protesta anti qeveritare në vitin 2013.
Retorika e tij populiste. Kujtoni reagimin e tij për vendosjen e denimit me vdekje pas grushtit të shtetit ne vitin 2016. “Ajo që ka rendesi është ajo që thot populli im”- në njëfarë mënyre unë jam perkthyes apo zëdhënes i popullit. 

Kjo ishte një pasqyrë per modele te ndryshme te qeverisjes, ku pavaresisht suksesit/ deshtimit, megjithate ka raste kur marrin edhe mbështetje dhe ndërtojne relacione ideologjike-konceptuale dhe ekonomike. I bëjnë ballë presioneve dhe shantazheve, duke argumentuar me histori dhe identitet. 

I rikthehemi skenës tonë politke. Nga viti ‘99 ne kemi si sistem politk demokraci dhe si sistem ekonomik kapitalizëm. Të majtë që aspirojnë mirëqenie dhe duan ekonomi të centralizuar dhe të djathtë ku i besojnë ekonomise së tregut.
Të majtë që thyejnë traditat, zhbëjnë klishetë, refuzojnë religjionin dhe kanë koncept tjetër për familjen. Të djathtë që në qendër e kanë familjen, pronën, shetin dhe zotin.
Rregullim kushtetues sekular, ku feja dhe shteti janë të ndara.
E vërteta qëndron krejt ndryshe. Qeveriset pa parime. Debati ideologjik përbën sfidë për student apo për ndonje shkrim gazetaresk.

Dallimet ideologjike të së majtës dhe së djathtës, më shumë përbëjnë grackë gjuhësore, se sa dallime përmbajtesore në jetën tonë.
Sekularzimi kthehet vetëm në kusht nominal, përndryshe jepen leje për ndertim të xhamive pa përjashtim. Koncepti shoqëri vihet në dyshim, fillon trajtimi si “popullatë”.
Ballafaqimi në politikën e jashtme është pasqyrë për mungesën e qeverisjes. Deshpërimisht i rikthehemi diskursit nacionalist e romantik e besa edhe patetik. Në raste të tilla më kujtohet Ditar për Çështje Ndërkombëtare i diktatorit Hoxha, ku ne hyrje të tij shprehet se Shqipëria është në armiqësi me ShBA-të dhe BRSS-në . Këtu pra, nuk ka vlerë debati ideopolitik. Rregullimi ekonomik është pak kapitalist, pak mesjetar. Mirëfilli, nuk ka gjë. Me këtë përbërje në skenën politike, ka jashtëzakonisht shumë pak vend për debat serioz ideologjik.