Mungesa e materialit për dializë, SHSKUK pranon problemet: Kemi marrë veprimet për të stabilizuar furnizimin plotësisht - Gazeta Express
string(117) "mungesa-e-materialit-per-dialize-shskuk-pranon-problemet-kemi-marre-veprimet-per-te-stabilizuar-furnizimin-plotesisht"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 11:51

Mungesa e materialit për dializë, SHSKUK pranon problemet: Kemi marrë veprimet për të stabilizuar furnizimin plotësisht

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 11:51

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura për mungesë të materialeve në nivel vendi për kryerjen e shërbimit të dializës.

Në fund të komunikatës, SHSKUK e pranon që ka pasur probleme me furnizim, teksa thonë se kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të stabilizuar furnizimin.

 “SHSKUK për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e  dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.

Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.

ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement