Mungesa e magnezit shkakton sulm në zemër; ja në cilat ushqime mund ta gjeni këtë mineral - Gazeta Express
string(88) "mungesa-e-magnezit-shkakton-sulm-ne-zemer-ja-ne-cilat-ushqime-mund-ta-gjeni-kete-mineral"

Mungesa e magnezit shkakton sulm në zemër; ja në cilat ushqime mund ta gjeni këtë mineral

Gazeta Express

11/02/2020 17:21

Magnezi është një nga mineralet kryesore për zhvillimin dhe funksionimin normal të organizmit. Sipas studimeve, mungesa e këtij minerali shkakton prishjen e ritmit të zemrës si dhe e rrit rrezikun e sulmit në zemër.

Përpos zemrës, magnezi mbështet edhe funksionimin e muskujve, qelizave nervore, e mbanë sistemin imunitar të fortë, përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe asiston në prodhimin e energjisë në organizëm.

Lexo Edhe:

Sasia e duhur, të cilën duhet ta marrë çdo person është 400 mg të magnezit në ditë. Disa nga produktet që përmbajnë magnez janë:

Çokollata e zezë– një copë çokollatë e zezë përmban 64 mg magnez. Kjo çokollatë përpos që është e shijshme përmban edhe antioksidantë, që kontribuojnë në parandalimin e krijimit të kolesterinës në gjak.

Avokado– është një produkt tjetër i pasur me magnez. Një avokado mesatarisht përmban 58 mg magnez. Disa benefite të tjera të avokados janë edhe parandalimi i inflamacioneve si dhe ulja e nivelit të kolesterinës.

Bajamet– janë produkte të pasura me magnez. Sikurse avokadot, edhe këto produkte përmbajnë fibra dhe antioksidantë, që kryesisht i luftojnë inflamacionet, diabetin dhe problemet e lidhura me zemër.

Bananet- janë të njohura për praninë e shumë antioksidantëve dhe sheqernave të mira për organizmin. Ato njihet për luftimin e infeksioneve dhe zvogëlimin e yndyrës në gjak.

Peshku– një fileto peshk përmban 30 mg të magnezit. Përpos magnezit peshku përmban edhe omega 3, vitamina dhe minerale. /Express