Mungesa e gjumit tek gratë shkakton këto probleme shëndetësore - Gazeta Express
string(62) "mungesa-e-gjumit-tek-grate-shkakton-keto-probleme-shendetesore"

Gazeta Express

25/02/2020 12:10

Mungesa e gjumit tek gratë shkakton këto probleme shëndetësore

Gazeta Express

25/02/2020 12:10

Sipas një studimi të ri, të cilit i referohet agroweb, është zbuluar një lidhje e fortë në mes të mungesës së gjumit, ushqyerjes së keqe dhe peshës së tepërt.

Studimi është kryer nga Universiteti i Kolumbias dhe kishte si qëllim përcaktimin e rolit të gjumit tek shëndeti i grave.

Lexo Edhe:

Sipas të dhënave të studimit, gratë që nuk bëjnë gjumë të mirë dhe të qetë, ushqehen më keq se të tjeret. Mungesa e gjumit tek gratë, nxit tek ato obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Neurologët thonë se një i rritur ka nevojë për 7-8 orë gjumë. Sipas tyre, nëse flini më pak apo më shumë, atëherë rrezikoheni seriozisht nga sëmundjet metabolike. Orët e gjumit janë të rëndësishme edhe për kujtesën, për sistemin imunitar, oreksin dhe jetëgjatësinë.

Për t’i shmangur këto probleme ju duhet të mos hani shumë, sidomos gjatë natës. Kafeja dhe alkooli duhet shmangur tërësisht. Një tjetër aspekt i rëndësishëm për gjumin është edhe celulari, me të cilin duhet të ndaheni çdo mbrëmje para se të flini e të bashkoheni në mëngjes.

Për ta përmirësuar cilësinë e gjumit ju duhet ta merrni suplementin melatoninë, i cili ju ndihmon të flini më shumë. Ky suplement plotëson sasinë e hormonit të gjumit që çlirohet në nivele të ulëta në organizëm dhe ju mban në gjumë gjatë natës. /Express