Mungesa e gjumit bën që të mendojmë negativisht - Gazeta Express
string(47) "mungesa-e-gjumit-ben-qe-te-mendojme-negativisht"

Mungesa e gjumit bën që të mendojmë negativisht

Gazeta Express

26/05/2020 22:16

Personat të cilët flenë më pak se tetë orë në ditë janë më të prirë të vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Kjo për shkak se të pagjumët janë më pak të aftë t’i mbajnë larg mendimet negative dhe të qëndrojnë larg emocioneve negative sesa ata të cilët mjaftohen me gjumë.

Lexo Edhe:

I publikuar në ‘Journal of Behaviour Therapy and Experimental Psychiatry’, studimi ka analizuar 52 të rritur të cilët kanë qenë të diagnostikuar me mendime të vazhdueshme negative – gjë e cila e shkakton mërzinë, ankthin dhe stresin.

Pas eksperimenteve dhe analizave të shumta, rezultatet kishin treguar se mungesa e gjumit – më pak se tetë orë gjatë natës – i shkakton njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë duke u përqendruar në gjëra negative.

Hulumtuesit tani janë duke kryer studime më të hollësishme për të parë se si gjumi kontribuon në çrregullimet psikologjike, duke shpresuar se në të ardhmen ankthi dhe depresioni mund të trajtohen duke bërë gjumë më të mirë.