"Mundësia për marrëveshje me BE-në është 50-50", thotë Trump - Gazeta Express
string(57) "mundesia-per-marreveshje-me-be-ne-eshte-50-50-thote-trump"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 15:23

“Mundësia për marrëveshje me BE-në është 50-50”, thotë Trump

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 15:23

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ekziston një “mundësi 50-50” që Shtetet e Bashkuara të arrijnë një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.

Sipas The Guardian, Trump ka folur për gazetarët teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të shkuar drejt aeroportit, përpara se të nisej për në Skoci, ku do të kalojë fundjavën.

“Do të thosha që kemi një shans 50/50, ndoshta edhe më pak, për të arritur një marrëveshje me BE-në. Nëse arrihet, ajo do të duhet të përfshijë uljen e tarifave nga ana e tyre, të cilat aktualisht janë 30%. Ata do të duhet t’i ulin – ndoshta. Ose mund të vendosin t’i lënë siç janë. Por ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje,” raportohet të ketë thënë Trump.

Kujtojmë se deklarata e Trump vjen në një kohë tensionesh tregtare midis SHBA-së dhe BE-së, pas vendosjes së tarifave amerikane ndaj produkteve evropiane dhe kundërmasave nga BE-ja. Trump ka qenë kritik ndaj marrëveshjeve tregtare ekzistuese dhe ka ushtruar presion për kushte më të favorshme për SHBA-në.

E deklarata e tij e fundit pasqyron një qëndrim ende të pasigurt në negociatat ndërmjet dy palëve.