Shqipëria ka mbyllur me dy barazime ndeshjet e muajit qershor në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe tashmë do të presë shtatorin për t’u kthyer përsëri në fushë, me garancinë se në ndeshjen e radhës në kualifikuese, nuk do të jetë më në vendin e dytë në Grupin K.
Shqipëria luan vetëm një ndeshje në shtator sipas kalendarit të përcaktuar nga UEFA dhe para saj, do të ketë një përballje mes Letonisë dhe Serbisë, dy skuadrave që janë një pikë pas kuqezinjve në renditjen e grupit.
Sido që të përfundojë ajo ndeshje, një nga këto ekipe do të kalojë Shqipërinë në renditje, duke bërë që kur të jetë momenti i kuqezinjve, ata të mos kenë as avantazhin psikologjik të një pozicionimi të tillë, shkruan PanoramaSport.
Ndeshja e vetme e kuqezinjve në shtator më pas mund të jetë përcaktuese, pasi ata presin në “Air Albania” Letoninë, që është zyrtarisht tashmë një “makth” për kombëtaren tonë pasi ndaj saj regjistruan barazimin e 6 në po aq ndeshje të luajtura.
Paralelisht me të, Serbia pret Anglinë në atë që mund të jetë potencialisht ndeshja direkte për vendin parë në grup.
GRUPI K
KALENDARI I SHTATORIT
06.09.2025
Letoni – Serbi
Angli – Andorra
09.09.2025
Shqipëri – Letoni
Serbi – Angli