Mumbai teston semaforin e mençur: Sa më shumë që i bie borisë, aq më shumë pret - Gazeta Express
string(77) "mumbai-teston-semaforin-e-mencur-sa-me-shume-qe-i-bie-borise-aq-me-shume-pret"

Gazeta Express

05/02/2020 12:18

Mumbai teston semaforin e mençur: Sa më shumë që i bie borisë, aq më shumë pret

Gazeta Express

05/02/2020 12:18

Ekziston një “e vërtetë” që është e pranueshme në mënyrë universal nga vozitësit në Indi. Posa i bie borisë fort, në semafor do të ndizet drita e gjelbër.

Megjithatë, të lodhur nga vozitësit që krijojnë zhurmë shurdhuese sa herë që detyrohen të ndalen, policia në Mumbai të Indisë e ka zbuluar një sistem të ri për t’i ndëshkuar ata që nuk mund të presin në qetësi në semafor.

Sipas policisë, sistemi i ri është mjaft i thjeshtë: “Sa më shumë që i bie borisë, do të presësh më shumë në semafor.”

I njohur si “sinjali ndëshkues”, policia e instaloi sistemin e ri të dritave për ta luftuar problemin e vozitësve që e përdorin tepër borinë e veturës. Ky semafor e kthen dritën e kuqe sa herë që boritë e veturave krijojnë zhurmë më të madhe se 85 decibelë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Mirë se erdhët në kryeqytetin botëror të borive. Njerëzit këtu i bien borisë edhe kur semafori është në dritën e kuqe. Ndoshta ata mendojnë se drita e gjelbër ndizet më shpejt, kur ata i bien borisë”, tha një zyrtar policor.

Mumbai së fundi është zgjedhur si qyteti i katërt më i ngarkuar në botë. Sipas të dhënave, vozitësit në këtë qytet i kalojnë mesatarisht 8 ditë e 17 orë në vit duke pritur në trafik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement