Muller zbulon se ku mund ta vazhdojë karrierën - Gazeta Express
string(46) "muller-zbulon-se-ku-mund-ta-vazhdoje-karrieren"

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 12:23

Muller zbulon se ku mund ta vazhdojë karrierën

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 12:23

Thomas Muller ka folur për të ardhmen e tij, i vendosur të luajë së paku edhe për një vit.

Veterani i sulmit, i cili do të ndahet me Bayern Munichun pas Botërorit të Klubeve, ka paralajmëruar se karrierën mund ta vazhdojë përtej Atlantikut, më saktësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, ekziston mundësia që futbollisti i lindur në vitin 1989 të luajë në ligën MLS, shkruan “Gazeta Express”.

“Duhet t’i vlerësoj fillimisht me kujdes krejt aspektet. Për momentin, objektiv imi kryesor është Kupa e Botës për Klube e FIFA-s. Jam i vetëdijshëm që ka mundësi se po zhvillohen bisedime, por ky turne është prioriteti im absolut. Nuk kam nguti për momentin. Ka mundësi që ta vazhdoj karrierën time në ligën MLS”, u shpreh ish-përfaqësuesi gjerman për “Goal.com”.

Pra, futbollisti i Bayernit nuk e ceku specifikisht klubin ku dëshiron të transferohet, por spekulohet se bëhet fjalë për një transferim të mundshëm Philadelphia Union, ku drejtori sportiv Ernst Tanner duket se ka folur për aspektin ekonomik. /Gazeta Express