Muller barazon rekordin e De Bruynes për asiste - Gazeta Express
string(47) "muller-barazon-rekordin-e-de-bruynes-per-asiste"

Gazeta Express

23/05/2020 21:27

Muller barazon rekordin e De Bruynes për asiste

Gazeta Express

23/05/2020 21:27

Me asistin e tij në fitoren me rezultat 5:2 të Bayern Munichut kundër Eintracht Frankfurtit, Thomas Muller ka arritur ta barazojë rekordin e Kevin De Bruynes për asiste në Bundesligë.

Ylli i Bayern Munichut e asistoi golin e parë të ndeshjes të së shtunës, të shënuar nga Leon Goretzka në minutën e 17-të të ndeshjes, transmeton Gazerta Express.

Lexo Edhe:

Asisti për golin e Goretzkan ishte i 17-ti për këtë sezon për Mullerin, që e vendos gjermanin baras me De Bruynen për më së shumti asiste të bëra në Bundesligë.

Përveç 17 asisteve të bëra këtë sezon, Muller ka arritur të kontribuojë për Bayernin edhe me gjashtë golat e tij, përderisa roli i tij tashmë ka ndryshuar nga roli që e kishte më parë për kampionin në fuqi të Gjermanisë.

Sezoni rekordthyes i De Bruyne ishte gjatë Bundesligës 2014/15, kur përveç 17 asisteve të bëra, ai i shënoi edhe dhjetë gola dhe në fund u vlerësua me çmimin për lojtarin e vitit në Gjermani për atë sezon, përkundër që skuadra e tij, Ëolfsburgu, ishte prapa Bayernit në tabelën e Bundesligës.

Tani Muller ka mundësi ta thyejë këtë rekord të De Bruyne pasi që deri në fund të këtij sezoni të Bundesligës janë edhe shtatë ndeshje. Megjithatë, ai nuk është i vetmi që po e synon këtë arritje, pasi që edhe anglezi i Dortmundit, Jadon Sancho, i ka 16 asiste deri më tani këtë sezon. /Gazeta Express/