Në emisionin “Pressing” të T7, po diskutohet për Gjykatën Speciale
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se në vitin 2015 kjo gjykatë ishte votuar për drejtësi, por ai renditi mënyrat joprofesionale juridike sesi kjo gjykatë po operon.
E Tomë Gashi, avokat tha se “mundemi me u tranu”, por Specialja u votua më 2015.
“Faktikisht ne iu kemi lërë dyert hapur atyre të bëjnë çfarë të duan me pjesëtarët e UÇK-së sepse kemi që Gjykate Speciale me qenë hermetikisht e mbyllur me institucione të veta”.
“Ne mujna me vajtu, mujna me u tranu, mujna me protestu, por në Gjykatë Speciale faji është i 2015”, tha Gashi.
Më pas Gruda foli për kundërtheniet në mes standardeve evropiane dhe praktikës së Speciales.
“Amadamenti Kushtetues janë të shkruar sipas standardeve civilizuese evropiane, si një gjykatë mes Evropës merr e interpreton ndryshe”, tha Gruda. /Gazeta Express