Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq, tha se sulmet e Vuçiqit ndaj Kosovës për blerjen e dronëve Skydagger janë thjesht një pranim i irrituar nga ana e tij se situata e sigurisë në terren nuk është më nën kontrollin e tij.
“Dialogu” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar, dhe kjo ka ndodhur që moti. Kapitulli i fundit i tij u shkrua nga operacioni paramilitar i Beogradit në Banjskë. Sulmet e Vuçiqit ndaj Kosovës për blerjen e dronëve Skydagger janë thjesht një pranim i irrituar nga ana e tij se situata e sigurisë në terren nuk është më nën kontrollin e tij. Çështja Serbi-Kosovë tani është një “luftë e ftohtë”, përveç emrit. Nuk duhet të presim rifillim të negociatave të mirëfillta diplomatike derisa të ketë ndryshim qeverie në Beograd”, ka shkruar ai në X.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...