Muja: S’ka mundësi t’ia japim postin e kryeparlamentarit partisë me dy-tre deputetë - Gazeta Express
string(80) "muja-ska-mundesi-tia-japim-postin-e-kryeparlamentarit-partise-me-dy-tre-deputete"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 6:56

Muja: S’ka mundësi t’ia japim postin e kryeparlamentarit partisë me dy-tre deputetë

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 6:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se nuk ka mundësi që t’i jepet një post i rëndësishëm si kryetar i Kuvendit “një partie me dy-tre deputetë”, duke aluduar te Nisma e Fatmir Limaj.

Ka pasur raportime se Limaj po kërkon postin e kryeparlamentarit për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosjen. Në fundjavë, kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka takuar Limajn. Në konferencë për shtyp të hënën, Kurti ka thënë se deri në fund të javës do të dihet se a ka koalicion me Nismën.

Në një intervistë në “Interaktiv”, Muja konsideroi që posti i kryeparlamentarit i takon partisë që ka marrë shumicën, sipas aktgjykimit të Kushtetueses së vitit 2014, dhe është një nga parimet bazë të demokracisë.,

“Nuk mund të negociohet me parimet bazë të demokracisë. T’i jepet posti kaq i rëndësishëm kur ke dy-tre deputetë, nuk ka mundësi ashtu. Deri në fund të javës, besoj që… i është bërë një ofertë Nismës, do të limitohesha në komentim sepse shpresoj që deri në fund të kemi bashkëpunim”, ka thënë ai, teksa Kuvendi ka shkuar në 50 herë dështim për konstituim të Kuvendit.