Muja ndëshkohet me karton të kuq, Antwerpi mposhtet edhe nga Shakhtar Donetsk - Gazeta Express
string(76) "muja-ndeshkohet-me-karton-te-kuq-antwerpi-mposhtet-edhe-nga-shakhtar-donetsk"

Muja ndëshkohet me karton të kuq, Antwerpi mposhtet edhe nga Shakhtar Donetsk

Sport

Gazeta Express

28/11/2023 20:48

Shakhtar Donetsk ka regjistruar fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin në raundin e 16-të.

Skuadra e drejtuar nga Marino Pusic triumfoi sonte ndaj Antwerpit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë dhe të parafundit në Grupin H, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Volksparkstadion” përfundoi me rezultatin 1:0.

Mykola Matviyenko (12’) realizoi për fitoren e ukrainasve.

Shakhtar Donetsku pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe renditet i treti në grup, teksa momentalisht ka pikët e njëjta me Barcelonën dhe Porton, që sonte takohen mes vete.

Antwerpi është i fundit me zero pikë dhe i eliminuar nga kjo garë.

Te skuadra belge titullar edhe sonte ishte Arbnor Muja, i cili luajti tërë takimin – por mori karton të kuq pas përfundimit.

Reprezentuesi shqiptar u sanksionua me një karton të verdhë gjatë ndeshjes, por me t’u dhënë fishkëllima e fundit nga gjyqtari, ai u ndëshkua me të dytin të verdhë shkaku i protestave.

Kësisoj, Muja do t’i mungojë Antwerpit në ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës, më 13 dhjetor. /Gazeta Express/