Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se për të më i preferuar është një koalicion me LDK-në dhe jo një me PDK-në.
Lëvizja Vetëvendosje pas fitores me 42 për qind në zgjedhjet e shkurtit i ka bërë thirrje për koalicion LDK-së, por kjo parti ka refuzuar. Pas dështimit për të formuar qeverinë me dy mandatarë, vendi do të mbajë sërish zgjedhje më 28 dhjetor.
Në “Konfront” të KTV-së, Muja ka thënë se “VV-ja do t’i ketë numrat për të qeverisur vetëm me komunitetet”.
“Por edhe në rastin kur nuk ka qenë ashtu, personalisht gjithmonë kam avokuar për opsion të bashkëpunimit, që oferta e parë t’i bëhet LDK-së. Po flas për mandatin paraprak. E favorizoj bashkëpunimin edhe me subjekte të tjera, LDK-në e AAK-në… në baza programore. Besoj se janë bashkëpunime të natyrshme për shkak të vullnetit të qytetarëve. Por nganjëherë nuk varet shumë çka kërkojmë ne. Iu bë ofertë disa herë LDK-së e bashkë me Nismën mund të sillnim dhe presidentin…”, ka thënë ai fillimisht. I pyetur për koalicion të mundshëm me PDK-në ka thënë se personalisht e kundërshton.
“Politikbërie e interesi shtetëror duhet të jenë parimore. Parimi numër një i qytetarëve është që metodat e vjetra si pazari, monopoli nuk shkojnë më në Kosovë. E vjetra nuk rikthehet dot”, ka thënë ai.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...