string(75) "muja-fajeson-opoziten-ne-kemi-bere-cdo-perpjekje-per-ta-konstituar-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 7:07

Muja fajëson opozitën: Ne kemi bërë çdo përpjekje për ta konstituar Kuvendin

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 7:07

Armend Muja nga LVV-ja ka lënë fajtorë opozitën për gjithë këtë situatë në Kuvend. Sipas tij, e gjithë kjo situatë ka qenë e menduar nga ta.

“Unë kam qenë shpesh herë në Kuvend e kam parë situatën edhe e kam parë që kjo ishte bërë e paramenduar sepse PDK-ja kishte një kohë që nuk i votonte asnjë vendim edhe LDK-ja po ashtu ishte bërë vagon i saj, mirëpo unë e them se boshti i opstruksionit të konstituimit të Kuvendit  është PDK-ja”, ka thënë Muja.

Muja tutje ka theksuar se opozita menjëherë pas përfundimit  të zgjedhjeve ka qenë ajo e cila kanë thënë se do të votojnë konstituimin e Kuvendit mirëpo kjo nuk ndodhi. /Teve1