string(121) "muhaxheri-pas-ofertes-se-kurtit-per-koalicion-ne-kemi-dhene-oferten-me-serioze-keshtu-nuk-shkon-askush-me-te-ne-koalicion"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 14:25

Muhaxheri pas ofertës së Kurtit për koalicion: Ne kemi dhënë ofertën më serioze se të tij

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 14:25

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri ka folur pas propozimit të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e një qeverie të përbashkët mes LVV-së, LDK-së dhe NISMËS.

Sipas Muhaxherit, LDK-ja tashmë ka paraqitur ofertën e saj dhe ajo, siç tha ai, është më seriozja që Kurti mund të marrë në këtë situatë politike.

“Ne kemi dhënë ofertën tonë dhe oferta jonë është më serioze që mundet me pas kreu i VV-së, Albin Kurti. Ne e kemi ofruar një mundësi ku përfshihen të gjithë,” deklaroi Muhaxheri.

Ai shtoi se qëndrimi i LDK-së synon uljen e tensioneve politike dhe krijimin e një atmosfere të përshtatshme për zgjedhje, duke kërkuar nga Kurti të ndalë retorikën përçarëse.

“Me shku në zgjedhje, me zbutë retorikën e fjalëve për zgjedhjet e ardhshme, se kështu nuk shkon askush në koalicion me të,” tha Muhaxher për FrontOnline, duke lënë të kuptohet se mënyra e komunikimit politik nga ana e Kurtit po e vështirëson krijimin e një bashkëpunimi të mundshëm ndërpartiak”