Muhaxheri i numëron punët e tij në Pejë, i reagojnë ashpër kundërkandidatët – Kelmendi i VV-së: Varfëri e madhe, të rinjtë po ikin - Gazeta Express
string(125) "muhaxheri-i-numeron-punet-e-tij-ne-peje-i-reagojne-ashper-kunderkandidatet-kelmendi-i-vv-se-varferi-e-madhe-te-rinjte-po-ikin"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 20:38

Muhaxheri i numëron punët e tij në Pejë, i reagojnë ashpër kundërkandidatët – Kelmendi i VV-së: Varfëri e madhe, të rinjtë po ikin

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 20:38

Sonte në Pressing në T7 është duke u zhvilluar debati mes kandidatëve për kryetar komune për qytetin e Pejës, ku të pranishëm janë Gazmend Muhaxheri nga LDK, dhe Taulant Kelmendi nga VV-ja.

Muhaxheri theksoi projektet e realizuar si suksese të tijat, duke thënë se ‘‘Suksesi më i madh i këtyre 4 viteve është ndërtimi i sheshit’’.

‘‘Suksesi më i madh i këtyre 4 viteve është ndërtimi i sheshit, janë dy urat që i kemi ndërtuar për automobile, janë gjashtë/shtatë ura për këmbësorë, është rruga që po ndërtohet në zonën industriale për më i shërby bizneseve që janë në atë zonë. Janë projektet, ose shëtitorja buzë Lumbardhit. Qendrat rinore që janë ndërtuar. Trupat ndriçues që kanë vazhdu me u vendos, Peja është një prej qyteteve më të ndriqume në Kosovë’’, ka thënë ai.

Ndaj kësaj, ka reaguar Kelmendi i VV’së i cili tha se në Pejë është varfëri e madhe, dhe se ka probleme me ujë, me qentë endacakë e me mbindërtime.

‘‘Varfëri e madhe. Pas 12 vjetëve po vjen kryetari dhe po krenohet me projektin e vetëm që e ka fillu fushatë  dhe po don më përfundu fushatën, shëtitoren e Pejës. Thu ti se me shëtit qytetarët e Pejës është problemi më i rëndësishëm i 25 viteve. Njëkohësisht ka probleme me ujë, me qentë endacak, secila lagje është kaotike, secila lagje ka mbidertime. Për këto 12 vite, ky ka qeverisë në kaos’’, ka thënë ai. /GazetaExpress