Muharremi: ZRrE ka bllokuar sistemin për pranimin e ankesave, qytetarët nuk po arrijnë t’i dërgojnë komentet dhe reagimet e tyre - Gazeta Express
string(125) "muharremi-zrre-ka-bllokuar-sistemin-per-pranimin-e-ankesave-qytetaret-nuk-po-arrijne-ti-dergojne-komentet-dhe-reagimet-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 9:25

Muharremi: ZRrE ka bllokuar sistemin për pranimin e ankesave, qytetarët nuk po arrijnë t’i dërgojnë komentet dhe reagimet e tyre

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 9:25

Sot është dita e fundit ku qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Njohësi dhe analisti, Shenoll Muharremi përmes Facebook ka reaguar duke njoftuar se qytetarët nuk po mund të dërgojnë komentet përmes e-mailit drejtuar ZRrE-së.

Sipas Muharremit sistemi është bllokuar dhe kjo e kompromiton procesin e konsultimit nga ZRRE.

“Zyra e Rregullatorit duhet të përgatitet më mirë për konsultime. Nëse njerëzit vazhdojnë me dërgu fakte që reagimet e tyre nuk po pranohen, ZRRE duhet me përsëritë procesin e konsultimeve. Gjithashtu duhet me organizu sesione informative cilësore me publikun dhe gazetarët për me i njoftu rreth propozimeve të tyre”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se rritja e paralajmëruar për çmimet e energjisë elektrike nga ana e ZRrE është 15%. Ky vendim pas miratimit pritet të hyjë në fuqi në muajin prill.

Advertisement
Advertisement
Advertisement