string(73) "muharremi-vv-ja-do-te-vazhdoje-me-renie-derisa-te-arrije-ne-nivelin-20-25"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 10:39

Muharremi: VV-ja do të vazhdojë me rënie, derisa të arrijë në nivelin 20-25%

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 10:39

Njohësi politik, Shenoll Muharremi, ka komentuar raportimin se me matjet e fundit, VV-ja ka rënie prej 5%.

Muharremi ka thënë se kjo rënie do të vazhdojë.

Postimi:

Ky lajmi që LVV ka rënie dhe PDK rritje nuk është i ri. Fjala është për matjen e marsit. LVV pas zgjedhjeve e ka konfirmu trendin e tkurrjes, nëse nuk gaboj, 40.8% ka qenë. Nuk është mu befasu se kulmi i viti 2021 është aq i lartë (50.2%) saqë LVV ka me vazhdu me rënie edhe disa vite derisa shkon në nivelin 20%-25%. Dy parti, PDK dhe LDK, sipas të gkitha gjasave, do të përfitojnë nga kjo rritje, mvarësisht nga dinamikat dhe strategjitë e tyre. Zgjedhjet e fundit LVV ka humbur 10 deputetë, derisa LDK dhe PDK janë rritur me po aq deputetë. Matja e ardhshme serioze bëhet në qershor.