Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave me postë. Aktualisht, janë numëruar mbi 66% e votave, dhe Vetëvendosje kryesoen me 52%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka befasuar me gati 30%, kurse PDK-ja afër 8%.
Sipas njohësit të statistikave, Shenoll Muharremi, me këtë trend të votave, Lëvizja Vetëvendosje merr 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Nëse ky trend vazhdon, sipas tij, PDK-ja do të ketë 23 deputetë, kurse LDK-ja 21 deputetë. AAK-ja me Nismën, pritet të kenë 8 deputetë.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të ndryshojë situata pas numërimit të votave me postë dhe votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit nga numërimi i votave me postë.
Aktualisht, janë të numëruara më shumë se 66% e votave me postë.
Lëvizja Vetëvendosje ka 52.72%, apo mbi 21 mijë e 100 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të befasojë, me afër 30% të votave nga diaspora, apo mbi 12 mijë vota.
PDK-ja ka rreth 8% apo 3 mijë e 200 vota, kurse AAK-ja ka 3.32%.
Këto statistika janë larg nga ato që Vetëvendosje ka fituar nga votat nëpër ambasada e konsullata, ku fitonte mbi 80%. Kjo ka nxitur dyshime për mënyrën se si është realizuar procesi nëpër ato qendra.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...