Opinionisti Shenoll Muharremi ka nxjerrë një grafikon me të dhëna të çmimeve (të importuara)ku deri në 2021 thotë se ka pasur stabilitet – por, se prej nga ai vit çmimet kanë shkuar deri në 40% më të larta.
“Sot çmimet mesatare të importit janë afër 40% më të larta se në vitin 2021. Kjo është arsyeja pse importi dhe deficiti tregtar janë në kulm. Në katër muajt e parë të këtij viti kemi gati 2 miliardë euro deficit tregtar në mallra”, tha ai.