string(96) "muharremi-per-qeverine-ne-detyre-qysh-me-i-pershkru-ata-qe-me-sadizem-ndeshkojne-ekonomine-e-vet"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:44

Muharremi për Qeverinë në detyrë: Qysh me i përshkru ata që me sadizëm ndëshkojnë ekonominë e vet?

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:44

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka thënë se qeveria në detyrë dhe institucionet publike po i godasin bizneset e veta, dhe siç tha ai me “sadizëm” po e ndëshkojnë  ekonominë e vet.

Kësisoj ai ka komentuar përmes një postimi në Facebook vendimin e fundit të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike.

“Një ditë vikendi në dhjetor, para zgjedhjeve nacionale, Qeveria e Kosovës, pa paralajmërim e pa planifikim, vendosi me i nda shtesat nga 100 euro ku përfituan deri 700,000 persona. Besoni ose jo, kostoja e atij vendimi elektoral ishte rreth 70 milionë euro. Efektet ekonomike, rritje e importit dhe deficitit, se 80% dolën jashtë ekonomisë”, shkruan Muharremi.

E sot kur me vetëm me 35 milionë euro (gjysma e atyre dhuratave për vota) sipas tij mundesh me i ndihmu bizneset vendore që përfaqësojnë gjysmën e ekonomisë, qeveria po heziton.

“Fjala është për përjashtimin e papërgatitur të bizneseve nga tregu i lirë i energjisë, ku nuk ka konkurrencë dhe sipas vetë bizneseve, oferta e energjisë është deri 300% më e lartë. Kjo i bën më pak konkurrente produktet vendore, dhe ndikon në rënie të shitjeve, rritje të importeve që kanë kalu 6 miliardë në vit në mallra”.

Kjo sipas Muharremit na qon drejt një dyshimi nëse ndoshta kryeministri në detyrë, nga inat personal dhe urrejtje ideologjike për ata që i quan “obligarkë”, ka vendos me i shkatërru.