string(87) "muharremi-35-te-te-punesuarve-ne-kosove-po-rrezikohen-me-vendime-te-gabuara-te-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 7:03

Muharremi: 35% të të punësuarve në Kosovë po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 7:03

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi tha se afërsisht 35% të të punësuarve në Kosovë, ose mbi 1/3 po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë pa u përgatitur për vendime, me kompanitë që po i punësojnë rreth 143 mijë persona.

Shenolli citoi përfaqësuesit e prodhuesve dhe bizneseve në “Rubikon” në Klan Kosova, duke thënë se përqindja e energjisë në kosto operative aktualisht është rreth 10 përqind mesatarisht, pas 1 qershorit kosto e energjisë në operacionet e prodhuesve do të shkojë në 25 përqind të kostos totale dhe se kosto e energjisë në operacionet e prodhuesve po rritet në 150 përqind.

Postimi i plotë i Muharremit:

Po i dëgjoj përfaqësuesit e prodhuesëve dhe bizneseve në Rubikon. Po thuhet:

-Përqindja e energjisë në kosto operative aktualisht është rreth 10% mesatarisht.

-Pas rritjes (daljes pa përgatitje e pa konkurrence ne treg), pas 1 qershorit, kosto e energjisë në operacionet e prodhuesëve do të shkoj në 25% të kostos totale.

-Kjo rritje e kostos së energjisë në operacione të prodhuesëve po rritet për 150%.

Këto kompani i punësojnë rreth 143,000 persona. Kjo nënkupton afërsisht 35% të të punësuarve në Kosovë (mbi 1/3) po rrezikohen me vendime të gabuara pa u përgatitur për vendime.