Muharremaj shpalos planprogramin për Suharekën, duke përfshirë investime dhe projekte të ardhshme - Gazeta Express
string(96) "muharremaj-shpalos-planprogramin-per-suhareken-duke-perfshire-investime-dhe-projekte-te-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 21:45

Muharremaj shpalos planprogramin për Suharekën, duke përfshirë investime dhe projekte të ardhshme

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 21:45

Sonte në Pressing është i ftuar edhe kryetari i Suharekës Bali Muharremajt, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për një mandat.

Gjatë emisioni ai ka përmendur disa nga planet e tija për mandatin e ardhshëm në rast të zgjedhjes së tij si kryetar, duke përmendur edhe ndërtimin e Eko-Therandës, ndërmarrje publike për pastrimin e qytetit.

‘‘Në të ardhmen e kemi në plan ta kemi edhe një bus me 15 ulëse që të martën çdo pesë minuta të çon lartë të tregu dhe të bjen njerëz të moshuar, pa pagesë do të jetë. Kemi rinovuar shumë lapidare dhe kemi punuar shumë lapidare të reja. Këto i kam bë që me i tregu gjeneratave që vijnë mas neve që në këtë vend është luftuar, është derdh gjak. Do të jetë projekt të i ri të objektit të ri të eko-Therandës. Stacioni i autobusëve do të ketë dy kate nën tokë të ketë parkingje të mjaftueshme. Me kriju kushte më të mira që ta shfrytëzojnë parkingun nën tokë. Pak a shumë në hyrje të Suharekës. Eko theranda është një ndërmarrje publike që e kemi ndërtuar, është komunës tonë, kemi startu, për fat jo të mirë kemi pas disa mjete 200 mijë euro të ndara për të blerë pajisje. Është kompani e komunës për pastrimin e qytetit, ka me kry shumë shërbime, do të shkojë duke u rrit, besoj që vitin e ardhshëm startojmë. Edhe çerdhe një në qytet dhe dy nëpër fshatra’’, ka thënë ai.