Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim që të lirojë Muhamet Mustafën nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi. E pak pas shkarkimit, Mustafa reagoi duke thënë se vet Hoti kërkoi që ta lironte nga pozita.
Mustafa fillimisht tregoi se si iu ofrua posti i këshilltarit politik. Ai tha se kishte refuzuar postin për shkak të konfliktit të interesit.
Megjithatë, pas tri katër ditësh Mustaf thotë se mori vesh se ishte emëruar këshilltar politik për ekonomi në Kabinetin e Kryeministrit.
Pastaj, Mustafa thotë se e ka njoftuar kryeminsitrin se vendimi nuk është sipas marërveshjes dhe se ka kërkuar të korrigjohet.
Mustafa në fund tha se vet ka kërkuar vet që të lirohet nga detyra e tij, andaj termi “shkarkim” në këtë rast nuk është i saktë.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Mustafës.
KUR BOTOHEN LAJME TE GJYMTA DHE JOPROFESIONALE
E VERETETA PER EMRIMIN DHE “SHKARKIMIN TIM” NGA KRYEMINISTRI HOTI
Sot dy portale publikuan nje lajm gjoja per
shkarkimin tim nga pozita e Keshilltarit politik te Kryeministrit per ekonomi.
Asnjejri prej tyre nuk me kontaktoi paraprakisht. Meqense kjo zgjoi interesim
edhe te disa media tjera dhe te shume miqe te mij, po me duhet te jap kete
sqarim publik:
Kryeministri Hoti pati nje bisede me mua, e ku ishte i pranishëm edhe Drejtori
Ekzekutiv i Riinvestit, pra dhjete ditësh ( 4 korrik 2020). BIseda kishte te
bënte kryesisht me momentin aktual ekonomik dhe situaten me COVID-19. Gjate
ketij takimi Kryemnistri hapi mundësinë qe te angazhohem si Këshilltar ne
kabinetin e tij per ekonomi dhe per çështjen e negociatave me Serbine ne fushën
e ekonomisë. Une e falënderova per konsideratën e tij dhe i thash se sipas
vendimti tim personal qe nga qershori i vitit 2017 jam tërhequr nga angazhimi
politik ne insitutcione dhe se jam përcaktuar per pune ne Insitutin Riinvest si
Keshlilltar Senior. Per kete arsye i thash Kryeministrit se nuk mund te pranoj
detyra te te emruarit politik duke marre parasyh karakterin dhe rolin e
Institutit Riinvest , per te mos krijuar nje konflikt interesi. Kryeministri e
mirëkuptoi kete dhe u morëm vesh qe une potencialisht te kem, nje rol ne ekipin
e eksperteve qe do te angazhohen per negociatat. Pas tri katër ditësh mora nje
Vendim se isha emruar Keshilltar politik per ekonomi, dhe une menjëherë ne ate
moment i shkruajta Kryeministriit qe Vendimi nuk eshte sipas marreveshjes, duke
kërkuar qe kjo te korrigjohet. Sot mora vesh nga dy portale se jam “shkarkuar”
Ne fakt ne Vendimin e ri qe mu dërgua nga njeri nga portalet shkruan se jam
liruar nga kjo detyre. Por edhe ky vendim nuk eshte i sakte ploetsisht duhej te
thoshte “lirohet me kerkesen e tij” Prandej “shkarkimi” dhe te tjerat
spekulime janë prodhim i nje gazetarie te papërgjegjshme. Une gjithsesi mbetem
ne disponim te Kryeministrit te Kosoves, dhe gjithë institucioneve te Ksooves,
si gjithhere me pare, qe te jap tere kontributin dhe eksperiencën time
profesionale e politike sidomos ne çështjet e raporteve Serbine , gjithnjë ne
cilësinë ekspertit , pa nje pozicion te te emruarit politik. Nuk ka asgjë per
tu shqetësuar lidhur me kete çështje, përpos disa lishimeve admnistrateive e
gazetareske qe mund te ndodhin e edhe mund te evitohen me pak kujdes