Muhamet Hyseni, ylli i javës në Superligë - Gazeta Express
string(40) "muhamet-hyseni-ylli-i-javes-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2023 11:06

Muhamet Hyseni, ylli i javës në Superligë

Futboll

Gazeta Express

29/09/2023 11:06

Muhamet Hyseni është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së shtatë të Superligës së futbollit.

Futbollisti i Llapit ishte mjaft i dobishëm dhe efikas në fushë, duke ia siguruar ekipit të tij fitoren e madhe për përmbysje, 3:2 ndaj Malishevës.

Hyseni i realizoi dy gola për t’ia mundësuar skuadrës llapjane të mbetet në krye të ligës elitare.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin duke premtuar spektakël golash edhe në xhirot e ardhshme. për faktin që skuadra e tij tregoi karakter të lartë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur me çmimin “Ylli i Javës”, çmim që realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë. Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Kam pasur besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët, gjë që u falënderohem në maksimum. Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese”, ka thënë Muamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express/