Slavoj Žižek: “Nuk mjafton thjesht me i mbetë besnik Idesë komuniste”
Alain Badieu: “Hipoteza komuniste mbetet hipoteza e drejtë“
“Nuk mjafton thjesht me i mbetë besnik Idesë komuniste; duhet me i gjetë në realitetin historik antagonizmat që i japin kësaj Ideje një urgjencë praktike. Pyetja e e vetme e vërtetë që shtrohet sot është: a e mbështesim natyralizimin mbizotërues të kapitalizmit, apo kapitalizmi gobal i sotëm përmban antagonizma që janë mjaft të fuqishëm për ta parandaluar riprodhimin e tij të pafund?”
Slavoj Žižek (Sllavoj Zhizhek)
Më poshtë në origjinal pohimi e pyetja e këtij filozofi slloven më famë ndërkombëtare, përkrahës i komunizmit/leninizmit, që ka idhtarë edhe te kampi skajshmërisht i majtë politik në Kosovë.
It is not enough simply to remain faithful to the communist Idea; one has to locate within historical reality antagonisms which give this Idea a practical urgency. The only true question today is: do we endorse the predominant naturalization of capitalism, or does today’s global capitalism contain antagonisms which are sufficiently strong to prevent its indefinite reproduction?
Slavoj Žižek, “First as Tragedy, Then as Farce”, Verso, London, 2009, p. 90.
Te ky libër (në faqe 87), Žižek-u citon filozofin francez Alain Badiou:
“Hipoteza komuniste mbetet hipoteza e drejtë, siç e kam thënë, dhe unë nuk shoh tjetër. Nëse duhet braktisur kjo hipotezë, atëherë nuk ia vlen të bëhet asgjë në rendin e veprimit kolektiv. Pa perspektivën e komunizmit, pa këtë Ide, asgjë në të ardhmen historike dhe politike nuk është e sojit të tillë sa t’i interesojë filozofit.”
The communist hypothesis remains the right hypothesis, as I have said, and I do not see any other. If this hypothesis should have to be abandoned, then it is not worth doing anything in the order of collective action. Without the perspective of communism, without this Idea, nothing in the historical and political future is of such a kind as to interest the philosopher.
Alain Badiou, “The Meaning of Sarkozy”, Verso, London, 2008, p. 115.