Mudryk akuzohet për shkelje të rregullave anti-doping, rrezikon deri në katër vite suspendim - Gazeta Express
string(91) "mudryk-akuzohet-per-shkelje-te-rregullave-anti-doping-rrezikon-deri-ne-kater-vite-suspendim"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 18:32

Mudryk akuzohet për shkelje të rregullave anti-doping, rrezikon deri në katër vite suspendim

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 18:32

Shoqata e Futbollit në Angli (FA) ka konfirmuar se futbollisti i Chelseat, Mykhailo Mudryk, është zyrtarisht i akuzuar për shkelje të rregullave anti-doping, dhe nëse vërtetohet faji, mund të përballet me një ndalim deri në katër vjet nga futbolli.

Në deklaratën e bërë publike thuhet:

“Mund të konfirmojmë se Mykhailo Mudryk është akuzuar për shkelje të Rregulloreve të Anti-Dopingut, duke u pretenduar për praninë dhe/ose përdorimin e një substance të ndaluar, sipas Neneve 3 dhe 4 të Rregullores së Anti-Dopingut të FA-së. Duke qenë se ky është një rast në vazhdim, nuk jemi në pozitë të komentojmë më tej për momentin.”

Ky zhvillim tronditës vjen në një periudhë kur Mudryk po kërkonte të konsolidohej te Chelsea pas një sezoni të vështirë me ulje-ngritje. Akuzat janë të natyrës serioze dhe, nëse provohen, mund të rezultojnë fatale për karrierën e tij në afat të shkurtër dhe të mesëm.

Për momentin, nuk janë zbuluar detaje se për cilën substancë bëhet fjalë apo në çfarë rrethanash është kryer testi që ka çuar në këtë akuzë. Chelsea dhe vetë lojtari ende nuk kanë reaguar publikisht, ndërsa procesi disiplinor pritet të vazhdojë në javët në vijim.