Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë në Taormina, Itali, ku me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani merr pjesë në një konferencë ministrore me rastin e 70-të vjetorit të Konferencës së Mesinës (1955).
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në ngjarje marrin pjesë ministra të Punëve të Jashtme nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga vendet kandidate dhe kandidatë potencial për anëtarësim. Tema e konferencës është e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe integrimi evropian në kontekst të sfidave aktuale gjeopolitike.Ministri Mucunski do të mbajë fjalim në konferencë, ku do ta riafirmojë angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë evropiane në procesin e zgjerimit.