Muajin e kaluar ishte në Kinë me Putinin, sot Vuçiqi ‘përqafohet’ me evropianët – Flet për bashkëpunim rajonal - Gazeta Express
string(105) "muajin-e-kaluar-ishte-ne-kine-me-putinin-sot-vuciqi-perqafohet-me-evropianet-flet-per-bashkepunim-rajonal"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 12:47

Muajin e kaluar ishte në Kinë me Putinin, sot Vuçiqi ‘përqafohet’ me evropianët – Flet për bashkëpunim rajonal

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 12:47

Sot, në Kopenhagen është duke u zhvilluar samiti i Komunitetit Politik Evropian. Pjesë e këtij samiti është edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.  Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka afirmuar ‘‘angazhimin për dialog, paqe dhe stabilitet’’.

Në postimin e tij, ai ka shkruar edhe se beson që samiti në fjalë do të sjellë dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal, shkruan Gazeta Express.

‘‘Unë besoj se ky Samit do të sjellë një dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal dhe se do ta mbështesë edhe më fort vendin e Serbisë në rrjetin e nismave evropiane që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët tanë’’, ka shkruar ai.

Por, presidenti serb i cili sot ka shkruar për bashkëpunimin rajonal, pak javë më parë mori pjesë në paradën ushtarake në Kinë.

Për këtë, Vuçiq, kishte thënë se pjesëmarrjen e tij e shfrytëzoi për të parë se “çfarë do të ishte me interes për t’u blerë për nevojat e ushtrisë serbe, në mënyrë që ajo të jetë një faktor parandalues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.

Presidenti serb atje s’ishte vetëm. Bashkë me të kanë qenë edhe dy nga liderët më të izoluar ndërkombëtarisht, Vladimir Putin dhe Kim Jong Un. /GazetaExpress