Muaji i Filmit Evropian në Kino ARMATA / Në kërkim të Venerës (2021) - Gazeta Express
string(64) "muaji-i-filmit-evropian-ne-kino-armata-ne-kerkim-te-veneres-2021"

Muaji i Filmit Evropian në Kino ARMATA / Në kërkim të Venerës (2021)

Arte

Gazeta Express

01/12/2022 14:37

Si pjesë e Muajit të Filmit Evropian në Kino ARMATA mes 13 nëntor – 10 dhjetor, projektit të iniciuar në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Filmit, shfaqet filmi ‘Në kërkim të Venerës (2021)’ me regji nga Norika Sefa.

Duke jetuar në një familje të madhe të fshatit të vogël të Kosovës, tinejxherja e heshtur Venera vështirë gjenë privatësi. Por, kur njoftohet me Dorinën rebeloze, një botë e re dhe çliruese hapet për të. Ngadalë, Venera fillon t’i tejkaloj ëpritjet e familjes së saj konzervative.

Lexo Edhe:

Shfaqja e filmit mundësohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, që organizohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kino ARMATA
E martë, 6 dhjetor 2022, 20:00h

MUAJI I FILMIT EVROPIAN 2022
Në kërkim të Venerës (2021)
Kohëzgjatja: 111 min.
Gjuha: Shqip
Titra: Anglisht
Regjia: Norika Sefa

/Express