Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu u akuzua nga Fatmir Smajli nga Koalcioni Familja për ngritje të zërit gjatë debatit në emisionin Pressing në T7.
Avdiu i reagon duke thënë se ‘edhe nëse bërtet, i ka hije më shumë se një burrë’.
Madje Avdiu i thotë se ‘juve ju pengon zëri i grave’, e për këtë Smajli i kërkon Avdiut mos ta paragjykojë, pa i njohur fare.
Pjesë nga debate i tyre:
Gorani: Nëse sipas teje, zotnit e kanë gabim. Këta kanë drejtë me pas gabim.
Avdiu: Ne jemi tu bo debat, tu diskutu, sbesoj që janë ardh me fol këta vet me veti.
Smajli: Pe ngrit Zanin, po na bërtet.
Avdiu: Na sbërtasim, na debatojna. Po edhe me bërtit mka hije me bërtit. Ma shumë se një burrë bile.
Smajli: Pse ma shumë se një burrë.
Avdiu: Veq pse jom gru. E di që ju pengon zani i grave.
Smajli: Mos paragjyko se nuk na njeh hiq. Veq je ka fol.