Kreu i AAK-së dhe ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, dje është parë duke qarë teksa zbulohej një bust i bashkëluftëtarit të tij Yll Morina, shkruan Gazeta Express.
Haradinaj në një intervistë në Kanal 10 ka rrëfyer arsyen se pse ka qarë dje.
Ish-kryeministri ka thënë se arsyeja pse ka qarë është se Yll Morina ka qenë ndër të paktët luftëtarë që ka përfunduar në duart e armikut i plagosur dhe se s’kanë mundur ta shpëtonin.
Haradinaj ka thënë se serbët e kanë torturuar deri në vdekje nëpër spitale të ndryshme nëpër Kosovë.
“Sjellja ndaj yllit ka qenë ndryshe sepse e kanë identifikuar si një luftëtarë të zotin. Është shumë e rëndë ta dish që e kanë një bashkëluftëtar tëndin. Ai ka qëndruar dhe e ka ruajtur krenarinë deri në momentin e fundit të jetës”, ka deklaruar Haradinaj në Kanal 10./Express/