MSH tregon si do të vazhdojë vaksinimi pasi në Kosovë të vijnë 4600 vaksina anti-covid - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 20:28

MSH tregon si do të vazhdojë vaksinimi pasi në Kosovë të vijnë 4600 vaksina anti-covid

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 20:28

Rreth pesë mijë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer të cilat i janë ndarë Kosovës nga Bashkimi Europian si pjesë e pakos së ndihmës që BE u ka bërë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të arrijnë sonte në Kosovë.

Faik Hoti zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha se me këto 4600 doza nga nesër do të vazhdojë vaksinimi në vend.

“Po shikojmë që nga nesër të rifillojmë vaksinimin duke filluar prapë me personelin shëndetësor si kategori më e ndjeshme dhe si aseti jonë më i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19 për të vazhduar pastaj me kontingjentet e tjera që pritet të vijnë edhe në ditët në vijim duke e shtrirë procesin e vaksinimit nga grup-moshat më të vjetra në drejtim të atyre që janë më të reja”, tha Hoti për RTK.

Dozat e siguruara janë pjesë e asistencës prej 95 mijë vaksinave anti-covid që Bashkimi Europian i ka ndarë për Kosovën ku nga java e ardhshme pritet të vijnë vazhdimisht kontigjente të vaksinave të tjera si nga BE por edhe përmes programit Covax.