MSH njofton për aksion në barnatore private në Mitrovicën Veriore – Gjenden produkte të paautorizuara për tregun vend - Gazeta Express
string(115) "msh-njofton-per-aksion-ne-barnatore-private-ne-mitrovicen-veriore-gjenden-produkte-te-paautorizuara-per-tregun-vend"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 16:28

MSH njofton për aksion në barnatore private në Mitrovicën Veriore – Gjenden produkte të paautorizuara për tregun vend

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 16:28

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se Inspektorati Farmaceutik ka zhvilluar aktivitet inspektues në barnatore private në Mitrovicën Veriore, ku gjatë inspektimit janë hasur sasi e madhe e produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas.

Nga MSH është theksuar se produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të  Maqedonisë ose dhe pa banderolë.

‘‘Në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetesisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Të njëjtat janë keqperdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Siguria dhe rregullsia e barnave – aksionet e inspektoratit

Në kuadër të aksioneve të vazhdueshme për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve, Inspektorati Farmaceutik zhvilloi aktivitet inspektues në barnatore private në Komunën e Mitrovicës veriore.

Gjatë inspektimit u hasën sasi e madhe e produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas. Produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të  Maqedonisë ose dhe pa banderolë.

Në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetesisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Të njëjtat janë keqperdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur.

Të gjitha produktet medicinale të paautorizuara u konfiskuan nga ana e inspektoratit dhe ditëve në vazhdim do të vazhdohen me procedurat e rregullta.

Bëjmë thirrje qytetarëve të sinjalizojnë në çdo kohë në inspektoratet tona për çdo parregullsi që venë re.