MSh-ja dhe Inspektorati Policor diskutojnë për masat kundër koronavirusit - Gazeta Express
string(73) "msh-ja-dhe-inspektorati-policor-diskutojne-per-masat-kunder-coronavirusit"

MSh-ja dhe Inspektorati Policor diskutojnë për masat kundër koronavirusit

Gazeta Express

13/08/2020 10:39

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Gjatë këtij takimi, Zemaj ka njoftuar Hodaj për masat dhe aktivitetet e MSh-për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lexo Edhe:

Ai falënderoi Inspektoratin Policor të Kosovës për angazhimin në kryerjen e detyrave që lidhen me monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër pandemisë COVID-19.

Nga ana e tij, Hoda tha se Inspektorati Policor i Kosovës e ka planin e vet të inspektimeve për të zbatuar masat kundër Covid-19 dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera po zhvillojnë aktivitete ditore për përmbushjen e përgjegjësive në kuadër ta angazhimeve kundër Covid-19.

Ministri Zemaj dhe kryeshefi Hodaj kanë theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë midis institucioneve në zbatimin e masave kundër COVID-19.