Mrekullitë ekzistojnë: 2-vjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh - Gazeta Express
string(60) "mrekullite-ekzistojne-2-vjecari-gjendet-ne-pyll-pas-36-oresh"

Mrekullitë ekzistojnë: 2-vjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 13:25

Një 2-vjeçar u gjet gjallë në një zonë me shkurre dhe pyll të dendur 36 orë pasi ishte larguar nga shtëpia e tij, në një operacion kërkimi ku u përfshinë dhjetëra persona.

Banorët e zonës që dolën vullnetarë për të gjetur Noah, tregojnë se vogëlushi u gjet rreth 3 km larg banesës së tij në Proenca-a-Velha, një rajon i vogël në qendër të Portugalisë.

Lexo Edhe:

Djali i vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në spital për dehidratim. Një moment shumë emocional ishte dhe ai kur prindërit e takuan.

Noah raportohet të jetë larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit, pasi babai i tij fermer kishte dalë për të punuar. Vogëlushi ka zbritur nga krevati i tij dhe pasi ka gjetur derën hapur ka ecur nëpër pyje. Sipas ekspertëve mendohet se djali mund të ketë ecur deri në rreth 10 km përreth zonës.