Një 43-vjeçar, roje sigurie nga Venezuela, është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një qendre tregtare në La Guaira, tetë ditë pasi ndërtesa u shemb si pasojë e një serie tërmetesh të fuqishme.
Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, ai kishte mbetur i bllokuar në bodrumin e godinës që nga momenti i shembjes. Pavarësisht kushteve tepër të vështira, si mungesa e ushqimit dhe ujit, ai arriti të mbijetojë deri në momentin kur u lokalizua dhe u shpëtua.
Autoritetet e kanë cilësuar këtë rast si një mrekulli, duke theksuar se ai mund të jetë një nga të mbijetuarit e fundit që gjendet pas kësaj katastrofe, shkruan CNN.
Ndërkohë, bilanci i tragjedisë vijon të jetë i rëndë. Rreth 50 mijë persona raportohen ende të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në kushte të vështira. Shpëtimi i 43-vjeçarit ka rikthyer shpresën mes kësaj tragjedie, duke dëshmuar se ende mund të ketë njerëz të gjallë nën rrënoja.
Autoritetet venezuelase kanë bërë të ditur se deri tani numri i viktimave ka kaluar mbi 2 mijë persona./tvklan.al
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...