MPJD konfirmon lirimin e zv.drejtorit të Policisë Dejan Jankoviq: Ndodhet rrugës për në Kosovë - Gazeta Express
string(93) "mpjd-konfirmon-lirimin-e-zv-drejtorit-te-policise-dejan-jankoviq-ndodhet-rruges-per-ne-kosove"

MPJD konfirmon lirimin e zv.drejtorit të Policisë Dejan Jankoviq: Ndodhet rrugës për në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 21:58

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), konfirmon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili u ndalua ditën e djeshme në Serbi.

Ai ndodhet rrugës për në Kosovë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

“MPJD  njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë. Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje”.

Sipas informatave që i dha dje MPB, Zëvëndësdrejtori Jankovic u dërgua në Rashkë dhe i njëjti u intervistua nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë.

“Nga informatat që ka MPB, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”, njoftoi dje MPB.