MPJD konfirmon arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi: S'na kanë dhënë asnjë përgjigje – të shmangen udhëtimet përmes Serbisë - Gazeta Express
string(122) "mpjd-konfirmon-arrestimin-e-shtetasit-kosovar-ne-serbi-sna-kane-dhene-asnje-pergjigje-te-shmangen-udhetimet-permes-serbise"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 19:43

MPJD konfirmon arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi: S’na kanë dhënë asnjë përgjigje – të shmangen udhëtimet përmes Serbisë

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 19:43

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, Lulzim Halili, nga autoritetet serbe.

Sipas njoftimit të MPJD, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është informuar mbrëmjen e 22 korrikut për ndalimin e Halilit në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi. Ai është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

MPJD njofton se përpjekjet për të marrë informacione shtesë nga autoritetet serbe kanë qenë të pasuksesshme, pasi zyrtarët policorë kanë refuzuar të japin detaje.

MPJD ka dërguar kërkesë zyrtare për konfirmim të arrestimit dhe për më shumë të dhëna, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe Delegacionit të BE-së në Serbi. Deri më tani, pala serbe nuk ka kthyer përgjigje.

Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar edhe vendet e Kuint-it dhe Delegacionin e BE-së për këtë rast. Nëse ndaj Halilit vendoset paraburgim apo nisin procedura penale, do të kërkohet vizitë zyrtare në Qendrën e Mbajtjes.

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.