MPJ: Mehmetaj po mbahet në burg në Beograd, familja i ka caktuar avokat - Gazeta Express
string(70) "mpj-mehmetaj-po-mbahet-ne-burg-ne-beograd-i-kemi-caktuar-edhe-avokat-2"

MPJ: Mehmetaj po mbahet në burg në Beograd, familja i ka caktuar avokat

Gazeta Express

04/01/2020 15:46

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka kërkuar na autoritetet e Serbisë që të lirojnë menjëherë shtetasin Nezir Mehmetaj i cili është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, raporton Gazeta Express.

Nga MPJ-ja njoftojnë që tashmë Zyra Ndërlidhëse e Kosovës po bënë githçka për lirimin e tij ndërkohë tregojnë se familja e Mehmetajt kanë angazhuar edhe një avokat.

Lexo Edhe:

Sipas një komunikate të lëshuar nga ministria që drejtohet nga Behgjet Pacolli, thuhet se Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd  dhe është marrë në pyetje për çështje politike.

Njoftimi i plotë:

 Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe, në pikën kufirare në Merdare, dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra Ndërlidhesë e Kosovës në Beograd është aktive dhe po merr të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e z.Nezir Mehmetaj, familja e të cilit tashmë ka angazhuar edhe një avokat lokal.

z.Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd, është marrë në pyetje nga hetuesit serbë dhe po rëndohet me akuza politike. MUP-i serb ka kryer krime lufte në Kosovë, dhe ky institucion, si i tillë, nuk mundet dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kurrë një rol drejtësie ndaj shtetasve kosovarë. Nëse ndonjë institucion apo individ është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë, është vet MUP-i serb, udhëheqja e tij e mëparshme dhe aktuale. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe ka larmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e z.Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar. Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar.

Kjo praktike është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e z. Neziraj dhe kthimin e tij në familjen e tij. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme përsërit thirrjen e majit 2019, me anë të së cilës nxiten qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt dhe përmes Serbisë, për shkak të ndjekjës politike të shtetasve kosovarë me akuza të motivuara politikisht nga qeveria serb