MPIRJA E DUARVE - SINDROMA E TUNELIT KARPAL - Gazeta Express

MPIRJA E DUARVE – SINDROMA E TUNELIT KARPAL

Shneta

Gazeta Express

13/04/2021 15:29

Kur thuhet nerv, duhet të kihet parasysh se ai paraqet një tel (i ngjashmë me kabllon e energjisë elektrike) i cili shtrihet që prej trurit, përgjatë trungut trunor dhe palcës së kurrizit, deri në maje të gishtave të duarve dhe të këmbëve. Nervat udhëtojnë përgjatë krahëve dhe këmbëve duke kaluar nëpër vende të ngushta ndërmjet muskujve, eshtrave, ligamenteve dhe strukturave të tjera. Ekzistojnë disa hapësira të ngushta në të cilat nervi mund të shtypet dhe kësisoj të shkaktojë simptoma.

Dr. Blerim Myftiu

Vendi më i shpeshtë i shtypjes (kompresionit) së nervit është në kyçin e dorës, ku nervi depërton ndërmjet eshtrave të vegjël të shuplakës dhe lidhëseve të tyre. Fakti që duart përdoren për çdo lloj aktiviteti të përditshëm, mjafton deri diku të shpjegohet se përse kjo pikë paraqet vendin ku më së shpeshti ndodh kjo dukuri.

Mpirja e dorës, mpirja sidomos e gishtit të madh, atij tregues dhe të mesëm, mpirja e shuplakës dhe dhembja e saj janë zakonisht simptomat e para që i përjeton një individ. Me kalimin e kohës mund të vijë deri te dobësimi i fuqisë së dorës, përkatësisht rënia e gjësendeve nga dora, pamundësia e mbajtjes së qeses apo paaftësia e përdorimit të lapsit apo të celularit.

Elektroneuromiografia (ENMG) është metoda diagnostikuese kryesore për vlerësimin e gjendjes së nervit. Nëse ndryshimet janë të lehta, atëherë personit në fjalë mund t’i sugjerohet të mbajë dorezën (ortozën) përkatëse, t’i shmang lëvizjet e përsëritura dhe të përdor barna adekuate. Mirëpo, nëse simptomat dhe gjetjet e ENMG-së janë të rënda, atëherë mund të duhet ndërhyrja kirurgjike për shpëtimin e nervit dhe shmangies së hendikepit.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten