MPB: Zbardhet rasti i dhunës në Gostivar, vijon kallëzimi përkatës (VIDEO) - Gazeta Express
string(70) "mpb-zbardhet-rasti-i-dhunes-ne-gostivar-vijon-kallezimi-perkates-video"

Maqedoni

Gazeta Express

04/08/2026 10:34

MPB: Zbardhet rasti i dhunës në Gostivar, vijon kallëzimi përkatës (VIDEO)

Maqedoni

Gazeta Express

04/08/2026 10:34

Janë identifikuar personat e përfshirë në ngjarjen e dhunshme në Gostivar, pasi nëpunësit policorë të NJPB Gostivar, menjëherë pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ndërmorën një sërë masash dhe veprimesh për zbardhjen e plotë të rastit.

Më 02.08.2026, në orën 22:20, në SPB Gostivar, A.V. (22) nga Gostivari ka denoncuar se po atë ditë, rreth orës 02:30, në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, ai dhe shoku i tij L.E. ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur meshkuj, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur mjete të forta dhe shkopinj druri.
Për ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori publik kujdestar, sipas udhëzimeve të të cilit dhe në koordinim me prokurorin kompetent, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, arritën t’i identifikojnë tre pjesëmarrësit në incidentin e dhunshëm.

Në stacionin policor janë ftuar për bisedë zyrtare dy të mitur nga Gostivari, të cilëve, me urdhër të prokurorit publik, u janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit. Personi i tretë është V.D. (20) nga Shkupi, për të cilin është dërguar telegramë në SPB Shkup për veprime të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, gjatë ditës së nesërme, me procedurë të shpejtë, personat me parashtresë përkatëse do të nxirren para gjykatësit kompetent të procedurës paraprake.

Advertisement
Advertisement
Advertisement