MPB: Shtatë shoferë privohen nga liria - Gazeta Express
string(37) "mpb-shtate-shofere-privohen-nga-liria"

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 12:37

MPB: Shtatë shoferë privohen nga liria

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 12:37

Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit privuan nga liria shtatë shoferë për shkak se drejtuan automjet pa poseduar patentë shoferi.

“Prej tyre dy në Shkup dhe nga një në Gjevgjeli, Bogdanc, Gostivar, Tetovë dhe Manastir. Shoferi në Gostivar është i mitur, si dhe një nga shoferët në Shkup, i cili drejtonte motoçikletë. Personat u ndaluan në stacion policor dhe me udhëzime të prokurorit publik, automjetet u sekuestruan dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë në MPB.

Apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalesë të drejtimit të automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të kontribuojnë bashkërisht për një trafik më të sigurt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement