MPB: Privohen nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit - Gazeta Express
string(75) "mpb-privohen-nga-liria-10-shofere-per-drejtim-te-pakujdesshem-te-automjetit"

Maqedoni

Gazeta Express

10/04/2026 14:51

MPB: Privohen nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Maqedoni

Gazeta Express

10/04/2026 14:51

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nga të cilët katër kanë drejtuar pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, një në drejtim të kundërt dhe një pavarësisht se kishte ndalim aktiv, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Dy persona në Tetovë kanë vozitur pa patentë shoferi, dhe nga një në Kratovë dhe Koçan. Nga një shofer në Kumanovë, Sveti Nikollë, Prilep dhe Gjevgjeli kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa një shofer në Kumanovë ka drejtuar moped në drejtimin e kundërt, ndërsa një në Shkup edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim aktiv”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar ndalim për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe le të kontribuojmë të gjithë së bashku për një trafik më të sigurt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement