MPB paditi Bujare Abazin, lajmin e mësoi nga mediat - Gazeta Express
string(50) "mpb-paditi-bujare-abazin-lajmin-e-mesoi-nga-mediat"

Maqedoni

Gazeta Express

22/08/2025 17:49

MPB paditi Bujare Abazin, lajmin e mësoi nga mediat

Maqedoni

Gazeta Express

22/08/2025 17:49

Bujare Abazi, e cila sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dyshohet për punë të pandërgjegjshme gjatë kohës kur ajo ka udhëhequr me Postat e Maqedonisë, nuk është kontaktuar nga institucionet ndërsa lajmin për kallëzimin penal e ka mësuar nga mediat. Sipas Abazit, në kohen kur ajo ka drejtuar Postat e Maqedonisë ka punuar me korrektësi dhe Enti shtetëror i Revizioni ka publikuar edhe rezultatet e punës së vitit 2024 kur ajo udhëhiqte me këtë institucion.

“Jam njoftuar nga portalet, nuk jam kontaktuar nga institucionet, nëse me kontaktojnë sigurisht që do të jeni të njoftuar dhe do të japë një qëndrim për mediat. Sa i përket punës sime si drejtoreshe në Postat e Maqedonisë di qe në atë kohë në postat e Maqedonisë kam punuar me korrektësi”, deklaroi Bujare Abazi.

Alsat kontaktoi edhe zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë Arben Fetai, sa i përket qëndrimit të tij nëse Bujare Abazi duhet të vazhdojë të drejtojë Komisionin e Letrave me Vlerë, tani që është hapur një hetim ndaj saj për veprimtari të pandërgjegjshme, por deri tani nuk morëm ndonjë përgjigje.

Ndryshe, dy ish drejtorë të Postës së Maqedonisë, Bujare Abazi dhe Vasko Stefanov, sipas Ministria e Punëve të Brendshme, dyshohen për punë të pandërgjegjshme duke qenë se kanë lejuar që bartësit e sektorëve të shpallin tender pa procedurë të parashikuar me Ligjin për prokurime publike.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2023, nuk kanë ushtruar mbikëqyrjen e duhur mbi punën e drejtuesve të sektorëve në institucion. Kështu sipas MPB-së, ata kanë lejuar që të ndërmerren veprime në kundërshtim me Ligjin për Prokurime Publik, i cili përcakton që autoritetet kontraktuese mund të kryejnë prokurime pa një procedurë prokurimi publik vetëm për rastet kur nuk kalohet shuma mbi 24,000 euro. Me këtë, sipas ministrisë, buxheti i Postës së Maqedonisë është dëmtuar me mbi 32 mijë euro. /Alsat/