MPB-ja ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që pajisen me vulë apostile - Gazeta Express
string(78) "mpb-ja-ka-nje-njoftim-te-rendesishem-per-qytetaret-qe-pajisen-me-vule-apostile"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2022 12:15

MPB-ja ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që pajisen me vulë apostile

Lajme

Gazeta Express

12/01/2022 12:15

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se qytetarët tash e tutje mund të pajisen me vulë apostile apo verifikuese pa pasur nevojë për terminë online.

“Ministria e Punëve të Brendshme/Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që me vulë apostile/verifikuese mund të pajisen pa pasur nevojë që të ndajnë terminin online”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas kësaj ministrie ky shërbim ofrohet në katër komuna të vendit: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Deri sot qytetarët është dashur të presin në radha të gjatë për të marrë këtë vulë në dokumentet e tyre.