Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në gjithë territorin e vendit privuan nga liria 10 shoferë, nga të cilët nga një në Shkup, në Kumanovë, në Veles, në Kavadar dhe në rrethinë të Manastirit për shkak se drejtuan automjetin pa patentë shoferi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç është bërë e ditur në kumtesë, shoferi në Kumanovë më parë ishte përfshirë në një aksident rrugor me motoçikletë dhe motoçikleta e tij u konfiskua, ndërsa shoferëve të tjerë iu konfiskuan automjetet e udhëtarëve.
Nga një shofer në Shkup, në Çashkë dhe në rrethinë të Prilepit kanë drejtuar automjete edhe pse kanë pasur masë ndalimi për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B.
“Gjithashtu u konfiskuan edhe automjetet e tyre të udhëtarëve. Një shofer në Koçan drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Radovish drejtonte automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Personat u ndaluan në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, informojnë nga MPB.
U bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa dhënie të provimit për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë për një siguri më të madhe në trafik.
tag_katrorimaqedoni_2